Përshëndetje Metalheads Shqipëtarë,
Unë jam nxënës i shkollës së mesme. Me afrimin e 28 Nëntorit, në shumë shkolla, si dhe e imja, do mbahet një manifestim për hatër të ditës së Pavarsisë. Shpesh herë performohen këngë të ndryshme patriotike ose vallëzime të trojeve të ndryshme.
Këtë vit, unë dhe grupi im dëshirojmë të performojmë metal - gjegjësisht System of a Down. Mendoj se ky grup është më i përafërt në tekste me tematikat, problemet dhe dhimbsat tona si Shqiptarë. Armenët kanë histori përafërsisht si tonën. Dhe mendoj se të performojmë një ose 2 këngë prej tyre do të ishte tepër mirë, por do të dëshiroja që tekstet (ku mundet) t'i ndryshoj së paku që të përshtaten më afër me problemet e neve Shqiptarëve. Një ndryshim e kam mund ta bëj në këngën "Hypnotize", ku teksin origjinal:
"Why don't you ask the kids at T\*n Square? (duhet ta cenzuroj përshkak të filterave të Reddit-it)
Was fashion the reason why they were there?"
i shëndërrojmë në:
"Why don't you ask the kids at Skanderbeg Square?
Was Rama the reason why they were there?"
A keni ndonjë ide për ndonjë këngë tjetër që mund ta bëjmë këtë lloj gjëje? Ju faleminderit paraprakisht!